Procesorët në këtë fabrikë do të prodhohen mbi arkitekturën 5-nanometër dhe standardin EUV (Extreme Ultraviolet Lithography), një proces i cili kërkon makineri të kushtueshme.

Gjiganti i elektronikës Samsung do të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të çipeve në Korenë e Jugut me vlerë prej 8 miliardë dollarë raportoi Financial Times.

Fabrika do të përdore për të prodhuar procesorë të performancës së lartë për kompani si Intel të cilët mund të përballojnë ngarkesat e inteligjencës artificiale dhe shërbimeve cloud.

Ju pëlqen!

Procesorët në këtë fabrikë do të prodhohen mbi arkitekturën 5-nanometër dhe standardin EUV (Extreme Ultraviolet Lithography), një proces i cili kërkon makineri të kushtueshme.

Ndërtimi i fabrikës do të finalizohet në 2021. Janë lojtarët e mëdhenj në sektorin cloud të cilët do të rrisin kërkesën për procesorët 5-nanometër sepse teknologjia ofron fuqi më të lartë dhe konsum më të vogël energji.

Krahasuar me standard 7-nanometër, Samsung thotë se teknologjia 5-nanometër ofron 20% reduktim të konsumit të energjisë dhe 25% rritje të efikasitetit. Këto faktorë do të adresojnë shqetësimet kryesore të industrisë cloud sot si performanca dhe kostoja operacionale.

Gjithashtu fabrika e Samsung është një tentativë e Samsung për të konkurruar me TSMC(Taivan Semiconductor Manufacturing Company) i cili është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të çipeve dhe një prej të besuarve të Apple.

Samsung ka 17% të industrisë globale ndërsa TSMC 56%.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!