Kini kujdes se çfarë shikoni në dhomën tuaj të ndenjës! Televizioni, i ashtuquajtur, “smart” i Samsungut mund t’ju dëgjojë dhe t’ju shpërndajë informacionet.
Teknologjia për njohjen e zërit te këta televizorë mund të kapë dhe të transmetojë bisedat pranë. Potenciali për përgjim është zbuluar nga vetë kompania jugkoreane në politikat e saj të privatësisë, që mund të gjenden në ueb-faqen e saj.
Samsung që herët ka thënë se mbledhja e të dhënave ka për qëllim të përmirësojë performancën e TV-së, porse përdoruesit mund ta çaktivizojnë atë. Sipas kritikëve, kjo karakteristikë të kujton një pajisje në novelën e George Orwellit “1984”, e quajtur “telescreen”, që përdorej për të spiunuar qytetarët.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...