Telefoni me palosje i Samsung u prezantua në fillim të vitit dhe u lançuar në muajin Prill. Pas problemeve të shumta që u zbuluan nga analistët, kompania vendosi ta tërhiqe nga tregu për ta përmirësuar më tutje.

Samsung ka shitur 1 milionë Galaxy Fold

Presidenti i Samsung Electronics zbuloi se kompania ka shitur 1 milionë telefonë me ekrane që palosen Galaxy Fold. Përllogaritjet për Tetorin ishin 500,000 njësi.

Pra ka 1 milionë njerëz që duan të përdorin një produkt që kushton 2,000 dollarë. komentet Young Sohn i bëri gjatë konferencën TechCrunch Disrupt në Berlin.

Ju pëlqen!

Ai komentoi shitjen e një produkti të tillë si një mënyrë për të marrë feedback nga konsumatorët. Sipas tij nëse produkte të tilla qëndrojnë në laborator, atëherë ata nuk kanë për të marrë kurrë informacionin e nevojshëm.

Telefoni me palosje i Samsung u prezantua në fillim të vitit dhe u lançuar në muajin Prill. Pas problemeve të shumta që u zbuluan nga analistët, kompania vendosi ta tërhiqe nga tregu për ta përmirësuar më tutje.

Samsung e nxori në shitje vetëm në Shtator telefonin. Galaxy Fold i përmirësuar ishte më i qëndrueshëm edhe pse problemet me ekranin vijuan.

Lexo po ashtu:  Twitter rrëzon një skemë llogarish pro Kinës

Sipas raportimeve të ndryshme, Samsung ka planifikuar të shesë 6 milionë pajisje në 2020.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!