Samsung më përpara kishte thënë se synonte të shiste gjysmë milionë Galaxy Fold. Është një diferencë e madhe mes 400,000 dhe gjysmë milionë. Gjithashtu së fundi kompania tha se ka shitur 6.7 milionë telefonë 5G.

Samsung ka gënjyer kur tha se ka shitur 1 milionë Galaxy Fold

Një muaj pasi ekzekutiv i Samsung tha se janë shitur 1 milionë Galaxy Fold, kompania është rikthyer me një shifër tjetër në CES 2020.

“Mendoj se janë shitur dikur mes 400,000  deri në 500,000 smartfonë Galaxy Fold,” tha CEO i Samsung Mobile DJ Koh.

Duke qenë se Koh drejton divizionin mobil të Samsung, me shumë gjasa shifra që ai dha është më pranë realitetit. Por edhe ajo që Koh thotë nuk është e qartë: A shiti Samsung 400,000 apo 500,000 telefonë?

Samsung më përpara kishte thënë se synonte të shiste gjysmë milionë Galaxy Fold. Është një diferencë e madhe mes 400,000 dhe gjysmë milionë. Gjithashtu së fundi kompania tha se ka shitur 6.7 milionë telefonë 5G.

Gjithësesi mbetet një shifër impresionuese ajo e Galaxy Fold pas dramës që pësoi me tërheqjen nga tregu. Kompania ridizajnoi disa aspekte të Galaxy Fold për të parandaluar problemet dhe rilanpoi telefonin në Shtator.

Galaxy Fold përfaqësojnë ambiciet e Samsung në të ardhmen e pajisjeve me ekrane që palosen. Sipas raportimeve kompania ka disa prototipe në zhvillim për ti prezantuar në Shkurt krahas Galaxy S20.