Qytetarët duhet të shkarkojnë aplikacionin Mobile ID i cili do të jetë në Play Store drejt fundit të vitit.

Përdoruesit në Gjermani të Samsung Galaxy S20 do të mund të ruajnë ID e tyre elektronike duke filluar nga ky vit.

Kompania ka punuar me Zyrën Federale Gjermane të Sigurisë së Informacionit dhe Deutche Telekom për të zhvilluar një sistem me të cilin qytetarët mund të ruajnë kartat e tyre të identitetit në mënyrë të sigurtë në smartfon.

Ju pëlqen!

Qytetarët duhet të shkarkojnë aplikacionin Mobile ID i cili do të jetë në Play Store drejt fundit të vitit. Mjafton të vendosin kartën e tyre të identitetit me NFC në pjesën e pasme të telefonit dhe më pas ta përdorin atë përmes smartfonit në shërbimet qeveritare eGoverment apo për të hapur një llogari bankare.

Sapo të regjistrohet karta në smartfon, ajo transferohen në një vend të sigurtë që është çipi Secure Element (eSE). Samsung thotë se Galaxy S20 janë seria e parë e telefonëve që do të funksionojnë me sistemin.

Lexo po ashtu:  Microsoft do të vendosë reklama në lojërat Xbox

Qytetarët do të kenë kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre dhe të mbrohen me enkriptimin më të lartë.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!