mmWave ka kapacitet shumë të lartë në distancë të vogël duke e bërë ideal për aplikacionet intensive në bandwidth.

Samsung pretendon se ka arritur një rekord të ri shpejtësie në rrjetin 5G prej 8.5Gbps në ambiente laboratorike. Gjiganti Korean i elektronikës arriti këtë rekord duke përdorur një brez 800Mhz të bandës mmWave 26Ghz kombinuar me teknologjinë MU-MIMO.

Ky testim tregon potencialin e teknologjisë 5G në frekuenca të larta si mmWave. Rrjetet celulare 5G përdorin një miks frekuencash të bandës së ulët, të mesme dhe të lartë ku secilia ka distancë dhe kapacitet të ndryshëm.

mmWave ka kapacitet shumë të lartë në distancë të vogël duke e bërë ideal për aplikacionet intensive në bandwidth.

Samsung është prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve dhe synon të rrisë influencën edhe në furnizimin me teknologji 5G jo vetëm me çipe por edhe pajisje telekomunikacionit. Kompania ka pasur konsumatorë në SHBA dhe Korenë Jugut ku janë lançuar rrjetet 5G në bandën mmWave.