Kryeministri i Shqipërisë është i shqetësuar edhe për Europën përveçse për Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin. Pas samitit të Berlinit ai është ndër të paktët pjesëmarrës që flet me pozitivitet dhe madje hidhet në sulm kundër mediave shqiptare që sipas tij po bëjnë çmos që vendi ynë të dështojë. Është thuajse e sigurtë tashmë se zotin kryeministër nuk e këshillon njeri pos emocioneve të veta. Pasi përndryshe kjo sjellje e tij, bajate në kulm, do të kishte ndalur. Monotonia e fyerjeve që artikulon rëndom i ngjajnë atyre të një gruaje sherrxheshë që ha me lënjë burrin dhe familjen e që të bën të mos shkosh në shtëpi. 

Por ky është kryeministri i Shqipërisë që ka një konsideratë shumë të lartë për veten, për Shqipërinë, historinë, botën dhe Europën, mjedisin, artin dhe kulturën, sportin dhe fëmijët, por jo për mediat. Por këto media raportojnë qëndrime të tjera të pjesëmarrësve të tjerë në samit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli shumë i pakënaqur nga takimi aq sa deklaroi se Europa bën premtime abstrakte.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç është shprehur se në Berlin nuk u arrit ndonjë gjë, por as edhe pati dështime. Limboja e zakonshme uropiane. Kryeministri maqedonas Zaev tha se ka paqartësi.

Ju pëlqen!

Vetëm Edi Rama e kërkon problemin te mediat e vendit të tij. Shikon rrezikun për Europën te Saliu dhe Luli. Dikush ta kurojë këtë njeri, ose të na bëjë nder: të flasë sa më pak. Sepse edhe i shkon heshtja si njeri i punëve të mëdha që është. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.