Samiti i NATO-s mbahet këto dy ditë në Londër (3-4 dhjetor). Punimet zhvillohen në “Grove Hotel” në Watford.

Samiti i këtij viti është domethënës sepse është 70 vjetori i krijimit të aleancës ushtarake.Mbretëresha Elizabeta është e pranishme në ceremoninë që bashkon liderët botërore në “Buckingham Palace” ditën e sotme (3 dhjetor).

Në samit marrin pjesë krerët e shteteve  të vendeve anëtare të aleancës, presidenti amerikan Donald Trump; kryeministri britanik Boris Johnson; kryeministri kanadez Justin Trudeau; kancelarja gjermane Angela Merkel; presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në këtë samit merr pjesë edhe Shqipëria. Ky pritet të jetë një samit i rëndësishëm për situatën në të cilën gjendet Shqipëria. Sikurse ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, jashtë tryezës së NATO-s do të zhvillohen takime e bisedime lidhur me ndihmën që do t’i jepet Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të vështira të krijuara nga tërmeti tragjik i një jave më parë.

Në këto takime do të kërkohet aktivizimi i mbështetjes financiare europiane dhe amerikane për Shqipërinë, përveç mbështetjes së deritanishme të dhëna nga këto vende.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...