Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar si një aleancë pro Putin në Ballkan përgjigjen e dhënë nga Rama dhe Vuçiç për pjesëmarrjen në Samitin e BE-së. Berisha shkruan se ky është një kërcënim i dy gangsterëve të Ballkanit, të urdhëruar nga Vladimir Putin për ta kthyer rajonin nën influencën ruse.

Berisha: Aleanca pro Putin ne Ballkan!
Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit! Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor.

Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse. Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne këmbë per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.