Liderët e Bashkimit Evropian e vazhdojnë edhe sot samitin e tyre, të bindur se janë afër arritjes së marrëveshjes për buxhetin e BE-së dhe fondin e rimëkëmbjes pas krizës së pandemisë Covid-19, ka bërë të ditur një zyrtar i BE-së.

Të shtunën mbrëma, liderët e shteteve anëtare të BE-së ishin ende larg arritjes së një marrëveshjeje, por disa prej tyre bënë të ditur se negociatat po shkonin në drejtimin e duhur, me gjithë tensionet e larta pas muajsh përballjeje me pandeminë.

Bisedimet e BE-së për një plan të rimëkëmbjes ekonomike që synon zbutjen e efekteve të pandemisë së koronavirusit do të vazhdojnë të dielën , tha Barend Leyts, Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian.

Ju pëlqen!

Të Premten, udhëheqësit e BE-së filluan samitin e tyre të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, duke synuar të bien dakord për një buxhet prej 1.07 trilionë euro, për shtatë vitet e ardhshme, si dhe 750 miliardë euro, fondi i rimëkëmbjes, i cili do të përfshinte 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë euro kredi për vendet e BE-së.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë nga Ministria e Shëndetësisë: Arritën 100 mijë e 620 vaksina Pfizer në Kosovë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!