Kryetari i Lega Nord dhe politikani më i fuqishëm në Itali, Matteo Salvini, gjatë një mitingu në Emilia-Romagna ka deklaruar se shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në vendin e tij, i ka vëllezër dhe motra.

Kjo deklaratë erdhi pasi Salvini pa një qytetar që hamendësohet të jetë shqiptar e i cili po e valëviste flamurin italian, atë shqiptar si dhe të partisë Lega.

“Shihni se sa i bukur është ai flamur, krahas flamurit tonë trengjyrësh është edhe flamuri i Lega-s [partisë] dhe flamuri shqiptar.

Ju pëlqen!

Sepse kush ka ardhur me dokumente të rregullta në Itali, paguan taksat dhe ngjall respekt, është vëllai im, motra ime.

Rroftë komuniteti i emigrantëve, të respektueshëm, të integruar, me edukatë. Italia është shtëpia juaj. Por na kanë ardhur në majë të hundës shpërndarësit e drogës dhe kujdestarët e prostitucionit. Për këta kemi një biletë vetëm vajtjeje, për t’u kthyer andej nga kanë ardhur”, shtoi Salvini.

Kujtojmë se z.Salvini është akuzuar shpesh nga kritikët për përdorim të retorikës ksenofobike e raciste ndaj emigrantëve.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!