Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po mohon gjenocidin serb në Kosovë”.

Sipas tij, refuzimi i rezolutës së PD-së për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’.

Veprimin e Ramës, ish-kryeminsitri shqiptar e ka quajtur aktiantikombëtar.

Ju pëlqen!

“Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiqit, Edi Rama, për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’, është akti antikombëtar më i rëndë, pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha.”

“Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosove. Mohimi i genocidit është krim i shëmtuar”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.