Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka premtuar se do të bëjë gjithçka për ta kthyer titullin e Ligës Premier në Anfield.

Redsat janë në garë të ngushtë me Manchester Cityn për trofeun e kampionatit anglez, me vetëm një pikë më pak, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të sezonit.

Egjiptiani, i cili është njëherësh lojtari më i mirë i skuadrës së Jurgen Klopp, ka thënë se për të mbetet një ëndërr Liga e Kampionëve, porse do ta sakrifikonte këtë trofe për ta fituar Ligën Premier, e cila mbetet dëshirë e kamotshme e tifozëve.

Të gjitha lajmet nga Mohamed Salah

“Dua të tregohem i sinqertë, se Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze në futboll. Por, ëndërr e gjithë qytetit mbetet trofeu i Ligës Premier”.

Mohamed Salah (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

“Prandaj, unë me kënaqësi do ta sakrifikoja ëndrrën time, për ta realizuar ëndrrën e tyre, ndonëse po qe se i fitojmë të dy trofetë, do të ishte një mrekulli”, ka deklaruar Salah për Sky Sports.

Të mërkurën, Liverpooli luan kundër Bayern Munichut në Allianz Arena, për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]