Armando Sadiku pësoi një lëndim të rëndë vitin e kaluar sa ishte pjesë e Levantes.

Sulmuesi shqiptar në janar u rikthye nga lëndimi ndërsa skuadra spanjolle vendosë ta rikthej në Zvicër te Lugano.

Sadiku ka luajtur edhe më parë te Lugano, ndërsa në ndeshjen ndaj Luzernit ishte ndeshja e tij e parë si titullar për klubin zviceran këtë edicion.

Ju pëlqen!

Lugano ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Luzerni me rezultat 0-3.

E pikërisht golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në minutën e 32-të pas asistimit të Carlinhos.

Pas shënimit të golit Sadiku shpërtheu në lot, pasi kishte më shumë se 15 muaj që nuk festonte një gol të shënuar.

Lëndimin tani e ka lënë mbrapa, gjithçka çka presim nga Armando janë golat me fanellën e Luganos dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Pas kësaj fitore, Lugano mbetet në pozitën e tetë në Zvicër me 23 pikë të tubuara.

Lexo po ashtu:  "Nuk kisha mundësi ti ktheja mesazhin,ajo kishte shkuar në botën tjetër"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!