Fëmijët mund të infektohen me koronavirus, por shumë pak shfaqin simptoma serioze dhe akoma më pak kanë humbur jetën.

A janë fëmijët në rrezik?

Kjo është një nga pyetjet e pakta ku të gjithë bien dakort. Vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve janë sëmurur seriozisht me COVID-19.
“Ekzistojnë tre pyetje kryesore: tha Russell Viner, Presidenti i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve.
Sa infektohen fëmijët nga COVID-19?
Sa keq ndikon te to?
A e përhapin ata te të tjerët?

Ju pëlqen!

A infektohen?

Përgjigja është po. “Kërkimet tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët kanë po aq mundësi të infektohen si çdo grupmoshë tjetër dhe mund të përhapin sëmundjen”, thotë Organizata Botërore e Shëndetit. Por kjo nuk pasqyrohet në të dhënat zyrtare globale në lidhje me virusin, pasi shumë vende kryesisht i kanë përqendruar testimet e tyre për COVID-19 tek ata që kanë shkuar në spital me simptoma të rënda.

Agjensia shëndetësore në Francë, tha se rastet e pediatrisë përfaqësojnë midis një dhe pesë përqind të të gjitha infeksioneve globale të dokumentuara zyrtarisht. Kjo ndodh sepse fëmijët e kapin virusin, por përgjithësisht shfaqin vetëm simptoma “të buta” – ose pa simptoma fare.

Por ekspertë të tjerë besojnë se fëmijët, veçanërisht ata nën moshën 10 vjeç, mund të mos infektohen aq shumë. “Duket mjaft bindëse se fëmijët kanë më pak të ngjarë të marrin infeksionin sesa të rriturit,” thanë specialistët Alasdair Munro dhe Damian Roland nga DFTB.
Përfundimet e tyre bazoheshin në disa studime ndërkombëtare për gjurmimin e kontakteve, të cilat shikonin se si përhapet dhe te kush përhapet sëmundja. Ata gjithashtu vlerësuan të dhënat nga vendet që kanë kryer testime masive në tërë komunitetin – si Koreja e Jugut, Islanda dhe principata italiane të gjitha zbuluan se përqindja e fëmijëve të infektuar ishte shumë më e vogël se e të rriturve.

A duhet të hapen shkollat?

Për këtë ka shumë mosmarrëveshje.

Autoritetet në Itali, që kanë mësuesit më të vjetër me pothuajse 60 përqind të moshës mbi 50 vjeç, kanë shprehur shqetësimin se rihapja e shkollave do të rrezikonte infektimin e stafit dhe rihapjen e epidemisë.
Por shumë vende të tjera, si Gjermania, Danimarka dhe Franca, i kanë dhënë përparësi rihapjes së shkollave teksa po lehtësojnë masat e bllokimit.
Në Francë, vlerësimet shkencore dolën në përfundimin se do të ishte më mirë që shkollat të mbylleshin deri në shtator.
“Shkolla mund të jetë një strehë e paqes,” shpjegoi Jean-Francois Delfraissy, i cili drejton komitetin shkencor që këshillon qeverinë.

Ekspertë të tjerë argumentojnë se përfitimet e arsimit të vazhdueshëm i tejkalojnë rreziqet.
“Fëmijët nuk janë super-përhapës të COVID-19: është koha për t’u rikthyer në shkollë”, thanë ata.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.