Në vitin 1945, Lufta e dytë Botërore, më e madhja në histori të njerëzimit po e shihte përfundimin. Në Evropë po festohej dorëzimi i Gjermanisë.

Por në anën tjetër të botës, në Oqeanin Paqësor, Japonia ende po luftonte kundër Amerikës, Britanisë dhe aleatëve të tyre.

Amerikanët kishin një plan sekret që ta përfundonin luftën, të përdornin armën më të fuqishme të krijuar ndonjëherë, bombën atomike, raporton BBC.

Më 6 gusht të vitit 1945, në ora 8:15 me kohën lokale të Japonisë, aeroplani amerikan B-29 që ishte krijuar për të mbajtur bombën e quajtur “Enola Gay”, kishte lëshuar bombën atomike në qytetin e Japonisë, Hiroshima.

Shkatërrimi ishte përtej asaj që ishte parë më herët. Qyteti ishte rrafshuar menjëherë. Mbi 80 mijë njerëz ishin vrarë menjëherë si pasojë e këtij e shpërthimi dhe mbi 35 mijë kishin pësuar lëndime të mëdha. Por përkundër kësaj japonezët nuk ishin dorëzuar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Tre ditë më vonë edhe një bombë tjetër ishte lëshuar nga amerikanët, por tani në qytetin e Nagasakit, transmeton Koha.net. Pak ditë më vonë, më 15 gusht të po këtij viti, Japonia më në fund e pranoi humbjen. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund.

Çfarë efekti kishin pasur bombat në këtë vend?

Kur bomba kishte shpërthyer në Hiroshima, qyteti ishte goditur nga një dritë verbuese, më pas ishte krijuar një re gjigante në formë të kërpudhës.

Shpërthimi kishte rrafshuar ndërtesat prej 2.5 kilometra brenda rrezes së bombës.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në Hiroshima para se të shpërthente bomba kishte pasur mbi 90 mijë ndërtesa, kurse pas shpërthimit kishin mbetur vetëm 28 mijë ndërtesa.

Me mijëra njerëz ishin vrarë, shumë të tjerë ishin lënduar rëndë. Por vuajtjet e tyre nuk përfundonin me kaq, sepse kjo nuk ishte një bombë e zakonshme. Rrezatimi bërthamor që ishte liruar kishte krijuar sëmundje të tmerrshme te populli.

Mijëra njerëz të tjerë kanë vdekur në javët, muajt dhe vitet e ardhshme nga lëndimet dhe sëmundjet që kishin marrë nga rrezatimi bërthamor.

President i Amerikës në atë kohë ishte Harry S Truman dhe ishte vendimi i tij që të lëshoheshin këto dy bomba atomike që kishin pasoja të tmerrshme njerëzore. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur