Pyetja që shpesh i bëjmë vetes sonë, është: “Si mundemi të mos krijojmë pritshmëri?”

Si fillim, gjëja më kryesore që duhet të dimë, është të punojmë për të njohur çdo gjë reale që është nën kontrollin tonë, duke e diferencuar nga gjërat reale ose joreale që nuk varen nga ne.

Gjëja e dytë që duhet të bëjmë, është mos ia besojmë lumturinë tonë akteve, fjalëve apo veprimeve të dikujt tjetri, kushdo qoftë ai. Të jemi të njohur, të dashur dhe të kujtuar nga të tjerët është një e mirë për egon dhe shpirtin tonë, por të jemi të pavarur është liri për ne.

Ju pëlqen!

Në momentin që do të ndalosh së u përpjekuri për të kënaqur pritshmëritë e të tjerëve apo që do të pranosh se askush nuk është i detyruar të përpiqet për të të kënaqur ty, frustimet e tua do të zhduken në sekondë.

Gjithsesi, gjithë ky ndryshim nuk është i lehtë. Në të do të hasësh dëshpërim, ankth dhe mospërputhje midis përpjekjeve dhe arritjeve të tua. Ama një gjë është e sigurtë, sa më pak të presësh në çdo aspekt, aq më pak do të zhgënjehesh.

Mund të duket e pamundur që të nisësh diçka apo të përfshihesh në diçka dhe të presësh pak prej saj. Realisht, është e vështirë, por jo e pamundur. Ky është një vendim që kërkon vullnet dhe vetëdije të plotë se e do mjaftueshëm veten tënde, sa të mos presësh prej të tjerëve për të qenë i/e lumtur.

Nëse ti e lë lumturinë tënde në duart e dikujt tjetër, ti vendos të mos e duash mjaftueshëm veten dhe të lëndohesh prej atij personi. Kësaj i thonë vërtet dashuri, ama dhe vuajtjes i thonë vuajtje. Emri i saj dhe ndjenja negative që të ofron, nuk ndryshojnë gjithsesi.

Nëse nuk do të zhgënjehesh dhe të vuash, zgjidh që t’ia lësh gjithçka kohës. Gëzohu në momentin e duhur dhe shihi rezultatet kur ato të vijnë. Mos i prit para kohe, pasi nëse ato nuk vijnë, je ti ai/ajo që do të lëndohesh. 

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.