Kur një insekt bie në rrjetë, e kap paniku. Ai lëviz me gjithë forcën e tij për t’u përpjekur të largohet, por këto lëvizje, të cilat duhet ta çlirojnë, e lidhin atë edhe më shumë në rrjetë dhe përfundojnë duke qenë fatale, ndërkohë që lajmërojnë merimangën për praninë e insektit.

Ky model përsëritet edhe në jetën tonë. Ndonjëherë bëhemi të burgosur të vetë vetes sonë dhe, në një përpjekje për të shpëtuar, ngatërrohemi edhe më keq në rrjetat që ndërtojmë rreth nesh. Ne krijojmë, pa e kuptuar, rrathë viciozë, lidhje të dyfishta psikologjike që na mbajnë të bllokuar në një situatë që na dëmton ose na shkakton siklet.

Pranimi i emocioneve negative zvogëlon intensitetin e tyre, duke na lejuar të lëvizim më shpejt dhe me më pak vuajtje. Pra, nëse nuk ushqeni frikën nga frika, shqetësimin nga shqetësimi ose trishtimin nga trishtimi, ato emocione do të zhduken, si retë e shtyra nga era.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Është një pranim radikal, marrja e një qëndrimi shkëputjeje totale mendore, në të cilin ne e veçojmë veten nga mentaliteti që e ka krijuar problemin, me qëllimin që më pas ta zgjidhim atë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...