Një studim i kohëve të fundit tregon se është shumë e rëndësishme koha dhe mënyra se si hani atë që ndodhet në pjatën tuaj.  

Studiuesit japonezë ndoqën 1083 të rritur për pesë vjet, duke i ndarë ato në tri kategori bazuar në sa shpejt hanin: i ngadaltë normal dhe i shpejtë. Ata gjithashtu iu përgjigjën një pyetësori në fillim të studimit, duke ndarë dietat, aktivitetin fizik dhe historinë mjekësore. Në fillim asnjë prej vullnetarëve nuk kishte sindromën metabolik – që do të thotë të keni të paktën tre faktorë të rrezikut, duke përfshirë obezitetin e barkut, kolesterolin e ulët dhe trigliceridet e larta, presionin e lartë të gjakut dhe sheqerin e lartë të gjakut, gjë që mund të çonte në probleme shëndetësore si kushtet e zemrës dhe diabetit.

Kur pjesëmarrësit raportuan mbas pesë viteve, 84 u diagnostikua me sindromën metabolike – dhe shpejtësia e ngrënies së një vakti ishte një parashikues i madh, sipas rezultateve në revistën “Circulation.” Ngrënësit e shpejtë kishin 89 për qind më shumë gjasa që të kishin sindromën metabolike sesa ngrënësit e ngadaltë dhe normalë. Vetëm 2,3 për qind e ngrënësve të ngadaltë morën diagnozën, krahasuar me 11,6 për qind të ngrënësve të shpejtë.

Ju pëlqen!

Por kjo nuk është e gjitha. Ngrënësit e shpejtë gjithashtu panë më shumë shtim në peshë, sidomos në pjesën e belit dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak. Studiuesit thonë se ngënia e shpejtë nuk i lë kohë trurit të sinjalizojë një ndalim dhe në këtë mënyrë ju hani më shumë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!