Moska konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet “kërcënim serioz për siguri në Ballkan’.
Sipas komunikatës të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, “krijimi i Ushtrisë së Kosovë dhe përkrahja e anëtareve kryesore të NATO-s, për të, paraqet shkelje drastike të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën theksohet nevoja për demilitarizimin e të gjitha grupeve të armatosura të shqiptarëve të Kosovës”.
Në komunikatë theksohet se Rusia edhe më herët e ka konsideruar kërcënim krijimin e ushtrisë së Kosovës.
“Atëbotë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë KB Vasiliy Nebenzya ka thënë se Rusia i kundërshton përpjekjet e vendeve perëndimore që diskutimi në Këshillin e Sigurimit të KB mbi situatën në Kosovës të sillet në minimum”, shkruan në kumtesë të ministrisë ruse.