Rusia u bën thirrje banorëve të Kievit që të evakuohen

Rusia u kërkon banorëve të Kievit që jetojnë pranë infrastrukturës së inteligjencës të evakuohen, raporton AFP.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se do të sulmojë infrastrukturën ushtarake në disa vende në kryeqytet, duke përfshirë shërbimin e sigurisë SBU, në mënyrë që të “ndalojë sulmet e informacionit ndaj Rusisë”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!