Ministria e Jashtme e Rusisë ka publikuar një listë me propozime, që sipas saj janë garancitë që do të donte nga Perëndimi, duke përfshirë ndalimin e çdo zgjerimi të mëtejshëm të NATO-s dhe kufizimet në dislokimin e trupave dhe armatimit në Evropën Lindore.

Këto propozime parashikojnë që palët të mos vendosin raketa të ndërmjetme dhe me rreze të shkurtër veprimi me bazë tokësore në territor dhe të kufizohen në aktivitetet ushtarake në Evropën Lindore, Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore.

Zëvendësministri rus, Sergej Ryabkov, tha në një konferencë shtypi se kjo paketë mund të formojë një bazë për negociatat, të cilat Rusia është e gatshme t’i fillojë menjëherë.

Ju pëlqen!

“Situata nuk vonon,” tha ai, megjithëse u shpreh skeptik për pranimin e tyre nga Perëndimi.

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja i ka marrë propozimet dhe është në diskutim me aleatët dhe partnerët e saj evropianë.

“Nuk do të ketë bisedime për sigurinë evropiane pa aleatët dhe partnerët tanë evropianë”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të premten se çdo dialog me Moskën do të duhet të adresojë shqetësimet e NATO-s për veprimet e Rusisë dhe do të zhvillohet vetëm “në konsultim me partnerët evropianë të NATO-s, si Ukraina”.

Vendosja e trupave dhe armatimit nga ana e Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën ka dërguar këmbanat e alarmit në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe në të gjithë Perëndimin.

Inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia mund të jetë gati për një pushtim në shkallë të plotë me deri në 175 000 trupa deri në fillim të vitit 2022.

Rusia mohon se ka ndonjë qëllim për të pushtuar Ukrainën, por në një video-telefonatë javën e kaluar, Presidenti Vladimir Putin solli çështjen e garancive të sigurisë dhe një arkitekturë të rishikuar ndërkombëtare të sigurisë me homologun e tij amerikan.

Presidenti Joe Biden e paralajmëroi atë për pasoja drastike ekonomike në rastin e manovre të till

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.