Rusia pretendon të jetë e para që do të ketë gati vaksinë ndaj Covid-19 dhe do ta aprovojë atë. Zyrtarë të lartë të shtetit bënë me dije për CNN se vaksina do të jetë gati për miratim para 10 gushtit ose në mes të muajit të ardhshëm.

Vaksina është krijuar nga Instituti Gamaleya në Moskë por nuk është bërë asgjë publike lidhur me kërkimet shkencore dhe analizat. Pra sipas CNN, ka shumë pikëpyetje lidhur me sigurinë që ofron ajo dhe a është garanci për të luftuar virusin e ri Sars Cov-2.

Por në Rusi janë të sigurt se vaksina do të miratohet dhe fillimisht do të përdoret tek personeli shëndetësor i vijës së parë që luftojnë drejtpërdrejt me COVID-19.

Ju pëlqen!

Dhjetëra vaksina po analizohen dhe po zhvillohen në gjithë botën nga Australia në Amerikë, por Rusia duket se në ‘fshehtësi’ do të jetë e para në këtë drejtim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!