Rusia e çon një hap më tutje garën me SHBA-të për gjeneratën e re të armëve me rreze të gjatë, që nuk zbulohen dhe përgjohen. Presidenti Putin njoftoi se testet e raketës lundruese hipersonike të Rusisë Zircon janë afër përfundimit dhe dërgesat në marinë do të fillojnë në vitin 2022.

Muajin e kaluar, Rusia njoftoi se testoi me sukses për herë të parë një raketë Zircon nga një nëndetëse.

“Tani është veçanërisht e rëndësishme të zhvillohen dhe zbatohen teknologjitë e nevojshme për të krijuar sisteme të reja të armëve hipersonike, lazer me fuqi të lartë dhe sisteme robotike që të jenë të afta të kundërshtojnë në mënyrë efektive kërcënimet e mundshme ushtarake, që do të thotë se do të forcojnë më tej sigurinë e vendit tonë”, citohet Putin në një fjalim televiziv.

Ju pëlqen!

Ai tha se gjatë testimit, raketa kishte goditur me sukses objektivat tokësore dhe detare kur lëshohej nën ujë ose nga anijet sipërfaqësore.

Disa ekspertë perëndimorë e kanë vënë në pikëpyetje se sa e avancuar është gjenerata e re e armëve ruse, ndërkohë që pranojnë se kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike e bën të vështirë gjurmimin dhe kapjen e tyre.

Ato lëvizin me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit në atmosferën e sipërme, ose rreth 6,200 km në orë (3,850 mph). Kjo është një shpejtësi më e vogël se ajo e një rakete balistike ndërkontinentale, por forma e mjetit hipersonik i jep mundësinë të manovrojë drejt një objektivi ose t’i shmanget mbrojtjes.

Pentagoni në tetor njoftoi se kontraktorët e mbrojtjes synojnë të ulin koston përfundimtare të armëve hipersonike, pasi raketat super të shpejta që po zhvillohen aktualisht, kushtojnë dhjetëra milionë për njësi. Pak javë mëparë, edhe Koreja e Veriut testoi një raketë hipersonike të zhvilluar rishtazi.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.