Rusia ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur kjo e fundit do të përmbushë katër kushte. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Kievi duhe të ndalojë çdo veprim ushtarak, të shpallë neutralitetin me Kushtetutë, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë republikat separatise të Donetskut dhe Luhanskut.

Peskov i tha agjencisë “Reuters” se Ukraina është në dijeni të kërkesave të bëra.

Ne po e përmbushim realisht demilitarizimin e Ukrainës. Por gjëja kryesore është që Ukraina të ndalojë veprimet ushtarake. Ata duhet të ndalin aksionin e tyre ushtarak dhe më pas askush nuk do të hedhë asnjë të shtënë…Ukraina është një shtet i pavarur dhe do të jetojë si të dojë, por nën kushtet e neutralitetit, ka thënë Peskov.

Lexo po ashtu:  Shihni të njëjtin person shpesh në ëndërr? Ja kuptimi që ka
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!