Ligji kontrovers i Rusisë që shkëput internetin nga pjesa tjetër e botës ka hyrë në fuqi këtë javë, masë të cilën kritikët e kanë quajtur “Perdja e Hekurt” dhe thonë se do nxisë censurën në rrjet.

Sipas Kremlinit, ligji i “sovranitetit të internetit”, që u nënshkrua nga presidenti Vladimir Putin në Maj, përbën një masë të sigurisë për të mbrojtur Rusinë nga sulmet kibernetike të huaja. Ligji do të lejojë Moskën që të rrisë kontrollin e internetit, duke drejtuar trafikun në rrjet nëpërmjet një infrastrukture shtetërore dhe krijuar një sistem kombëtar të emrave të domain-eve.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në Teori, kjo masë do lejojë Rusinë që të operojë rrjetet e veta të brendshme në pavarësi nga pjesa tjetër e botës. Ekspertët dyshojnë mbi mundësinë e aplikimit të kësaj mase nga ana teknike dhe thonë se ligji përbën një përpjekje nga qeveria ruse për të censuruar informacionin në rrjet.

Sipas ekspertëve, në mënyrë që të menaxhohet fluksi i informacionit në favor të qeverisë, duhet të ekzistojë një sistem përpara aplikimit. Mijëra protestues dolën në rrugët e Rusisë për të kundërshtuar këtë masë më herët gjatë vitit, ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut paralajmëruan se ligji kërcënon lirinë e fjalës dhe të mediave.

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...