Rusia ka kërkuar mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së në Bosnje – Hercegovinë me pretendimin se zyrtarët kryesorë të saj janë të njëanshëm. 

Ambasadori rus në këtë organizatë, Vassily Nebenzia paraqiti kërkesën zyrtare pasi Këshilli i Sigurimit votoi për zgjatjen me një vit të forcës ushtarake europiane që është ngritur për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. 

Ai akuzoi kreun e zyrës, diplomatin austriak, Valentin Inzko se ka shfrytëzuar raportin e fundit të Këshillit të Sigurimit për të nxitur integrimin e Bosnjes në struktura5 euroatlantike. 

Ju pëlqen!

Përfaqësuesi i Lartë duhet të respektojë mandatin e tij dhe z. Inzko nuk është kompetent që të lobojë për integrimin euroatlantik të Sarajevës, citohet diplomati rus. 

Bosnja konsiderohet si pika më e dobët e Ballkanit në planin e sigurisë me një strukturë presidenciale trilaterale dhe ku serbët kundërshtojnë politikat e kërkuara nga boshnjakët dhe kroatët për afrim me Perëndimin. 

Lexo po ashtu:  Palmer takon gazetarët e preferuar të ambasadës amerikane
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!