“Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Gadishullin Ballkanik”, kështu është shprehur në një deklaratë Ministria e Jashtme Ruse, përcjell MkuliPress.

Kjo deklaratë erdhi pas takimit të dy qeverive shqiptare, të Tiranës dhe atë të Prishtinës.

“Krijohet një përshtypje e paqartë. Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e Shqipërisë së Madhe. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Ju pëlqen!

Ky reagim vjen si një mbështetje edhe ndaj Serbisë, ku ministri i Jashtëm serb, Aleksandar Vulin e quajti po ashtu përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, çka pasoi më pas edhe me replika të kryeministrit Edi Rama

Lexo po ashtu:  Bombardimet ruse shumë pranë Evropës, reagon shteti superfuqi i NATO-s
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!