Rusia ka hedhur poshtë akuzat që po i bëhen se me stërvitjet e tanishme ushtarake në kufi me Ukrainën po përgatitet për një sulm ushtarak ndaj kësaj të fundit. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë thirrje që vende si Franca apo Gjermania të heqin dorë nga propaganda keqdashëse ndaj Rusisë.

“Edhe njëhëre, ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë, kryesisht Gjermanisë dhe Francës si dhe kolegëve tanë të Formatit të Normandisë, që të ndalin së qeni pjesë e fushatës së propagandës rreth ngjarjeve ruse në territorin rus që nuk kërcënojnë kënd dhe të përqendrohen në vend të kësaj në kërkesën ndaj Kievit që të ulë veprimet përshkallëzuese në Donbas si dhe të zbatojnë Marrëveshjet e Minskut”, citohet Zakharova.

Ajo ka bërë të ditur se diplomatët rusë në Moskë dhe në Vjenë janë vënë në lëvizje duke u kërkuar partnerëve të vet që të mos e deformojnë realitetin dhe të mos e interpretojnë stërvitjen luftarake të planifikuar nga Rusia në territorin rus si një shfaqje të synimeve agresive.

Zakharova ka shtuar se këto ngjarje ushtarake nuk kalojnë parametrat e stërvitjeve të viteve të mëparëshmne, përkundrazi shfaqen më modeste.