Maxim Samorukov, numri dy i Qendrës “Carnegie” në Moskë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Rusia nuk ka interes në zgjidhjen e çështjes së Kosovës pasi kështu nuk do të ishte e nevojshme për Serbinë.

Rusia ka interes të mos e zgjidhë çështjen, kështu që deklaratat e zyrtarëve rusë për arritjen e një marrëveshjeje finale mund të shihen si ambigue…Me t’u zgjidhur konflikti Rusia nuk do të jetë më tërheqëse për Serbinë, është shprehur Samorukov.

Sipas tij qëndrimet e zyrtarëve rusë janë kontraditkore pasi teksa shprehen se Rusia do të bjerë dakord me çdo zgjidhje të pranueshme nga Serbia, nga ana tjetër shtojnë se këto zgjidhje duhet të kenë për bazë rezolutën 1244 të OKB-së që e përjashton pavarësinë e Kosovës.

Ju pëlqen!

Me këtë ambiguitet Kremlini do t’i tregojë Serbisë se në fakt nuk e aprovon njohjen e Kosovës nga Serbia, thotë autori në fjalë.

Gjithësesi, Samorukov ka shtuar se nuk është Rusia pengesa kryesore për arritjen e një zgjidhjeje, por problemet e mëdha në nivel lokal. Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk është prioritet për Rusinë dhe nuk ka për të patur investime të mëdha këtu, por as nuk dëshiron që Perëndimi të jetë prezent këtu.

Limboja gjeopolitike e ëktij rajoni është ideale për Rusinë. Kjo do të thotë as stabilizim përfundimtar, as destabilizim total, por diçka në mes. Rusia nuk do që konfliktet e ngrira në Ballkan të zgjidhen pasi kështu e mban Ballkanin larg NATO-s dhe BE-së, por Rusia as nuk do që këto konflikte të ndizen sepse ajo ka vijën e vet të kuqe, citohet ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!