Rusia dhe Turqia po tentojnë të përsërisin në Libi atë që realizuan në Siri. Dy rivalët Sarraj dhe Haftar janë takuar në Moskë ku raportohet se janë njohur me një draft marrëveshje armëpushimi.

Agjencia ruse “Sputnik” raporton se dokumenti parashikon ndalimin e të gjitha operacioneve ofensive ushtarake dhe lidhur me këtë pikë Haftar ka kërkuar kohë deri të martën dhe mandej është larguar nga Moska pa firmosur. 
I njëjti dokument parashikon krijimin e një komisioni të përbashkët, krijimin e një linje beteje dhe shmangien e goditjeve të qyteteve kryesore. 

Presidenti rus Putin ka komunikuar për krizën libiane edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së kësaj të fundit në Moskë. Në këtë kuadër të dy kanë rënë dakord që takimi i radhës mes Sarraj dhe Haftar të zhvillohet në Gjermani më 19 janar, ndërkohë që duhet përgatitur një konferencë ndërkombëtare. 

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

 Lufta civile libiane fitoi vëmendje të shtuar herën e parë për shkak të krizëd së refugjatëve dhe herën e dytë, tani me Memorandumin mes qeverisë së Fayez Sarraj dhe Ankarasë për delimitimin e ujërave detare. 

Në rastin e parë zgjidhja europiane ishte tipike: në Libi u ndërtuan kampe refugjatësh me financim nga BE mjafton që refugjatët të mbahen në Afrikë. 
Kësaj radhe aktorë të huaj luajtën me mbështetje për Sarraj dhe rivalin e tij Khalifa Haftar, të dy në një përplasje që nuk po nxjerr fitues. 

Njoftimi i Turqisë për të dislokuar trupa pranë qeverisë libiane të Sarraj ka ndryshuar shumëçka edhe për aktorë të tjerë rajonalë, ndërkohë që Rusia po luan një rol të cilin e ka braktisur mesa duket ShBA. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...