Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur sot qëndrimin e tij për rusët që po largohen nga vendi i tyre pas mobilizimit të pjesshëm ushtarak të Presidentit Vladimir Putin.

Gazetarët e pyetën Ramën për zhvillimet e fundit në Rusi, e ai tha se është pro hapjes së dyerve për rusët dhe se ata mund të largohen nga vendi i tyre në shenjë revolte ndaj Putinit.

Ai u përgjigj shkurt duke thënë: “Janë të mirëpritur në Shqipëri”.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, numri i atyre që u larguan nga Rusia kaloi në 100,000 vetëm në Kazakistan dhe Gjeorgji dhe numri i tyre po rritet pas frikës së rekrutimit në front.

Gjermania ishte vendi i parë që hapi dyert për rusët që largoheshin nga vendi i tyre, duke u premtuar atyre kujdes dhe vëmendje.