Të dhënat e Qendrës për Mbrojtjen e Grave për të drejtat e grave në Kosovë, ishin publikuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Aktivistja e të drejtave të grave, Vjosa Dobruna, tregon se me një moment e kishte thirrur presidenti i atëhershëm, Ibrahim Rugova, që megjithëse kishte shprehur simpati për punën e kësaj Qendre, kishte kërkuar që të dhënat të mospublikoheshin

“Ibrahim Rugova kishte shumë simpati dhe respekt për punën tonë por në një moment më ka thënë, Vjosa mjaft, mos i publikoni këto te dhëna se po dalim popull shumë i egër. Ai kishte shume shumë simpati e mbështetje për punën që e bëjshim por e tmerronin ato statistika të dhunës ndaj grave”, u shpreh ajo në “Rubikon” të KTV’së.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]