Gazetarja, Rudina Xhunga, e ftuar në emisionin “Provokacia” në ABC News, është pyetur nga moderatori Mustafa Mano, për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Ajo shprehet se:

“Albinin e kam intervistuar që në fillim, që kur e nisi këtë rrugë. Kanë qenë fillimet e mia në Kosovë, në përplasjet e 2004-ës, ku u krijua ideja se ai qëndronte pas sulmeve të ndërkombëtarëve. Asokohe, pyeta Arbër Xhaferrin, “A  është një person i rrezikshëm?”

“Jo”,- më tha, “ai është personi i duhur. Sepse ai është ajo çfarë duhet tani.” Atë që nuk mund t’ua bëjë të qartë shteti, është Kurti që po ua bën.”- me tha Xhaferi.

Ju pëlqen!

Deri tani Albini bëri la contraparte, tani është koha që do të bëjë shtetin.

Deri tani Albini bëri la contraparte, tani është koha që do të bëjë shtetin.

 Kam dëgjuar ta quajnë populist, por ai është pragmatist. Është një djalë që ka mësuar rrugës si të komunikojë politikisht, pa i ikur apo fshehur, besimit të tij. Është politikani i vetëm shqiptar, që jo thjesht luan me fjalët, por që beson te fjalët, është nga më të diturit, të kulturuarit, që unë kam intervistuar.

Mustafa Nano: Kam përshtypjen se, në krye të një vendi për të qenë i suksesshëm, nuk është se kultura e madhe është e nevojshme. Njeriut i duhet të jetë një administrator i zoti, ta ketë me pasion atë punë, të dijë, të ketë një kulturë minimale që të dallojë, shqetësimet reale të vendit.

Rudina Xhunga: Kultura është e rëndësishme për të qenë politikan. Ne kemi pasur dhe kemi kaq shumë politikanë injorantë, sa unë që i kam intervistuar 4-5 herë, më duket sikur jesh politikan, duhet të jesh injorant. I jemi nënshtruar faktit të kryer, ndaj na habit Albini.

Por ajo që kam kuptuar me kalimin e kohës, është edhe përgjigjja që i kam dhënë pyetjes: Çfarë lloj politikani mund ta bëjë këtë vend? Se dreqi e mori, dalim përtej kufirit dhe shohim sa janë zhvilluar. Dhe kanë të njëjtin diell, të njëjtin ujë. E them çfarë njerëzish duhet të jenë këta që do ta zhvillojnë këtë vend të vogël sa një qytet i zakonshëm perëndimor. Çfarë na duhet?


Duhet të kenë, pak dashuri për këtë vend. Duhet ta duash. S’duhet të kesh përbuzje për ata që të ngjajnë si nënshtetasit e tu. Dhe të kesh një vizion që arrin ta shpjegosh, se nuk mund të kesh një vizion që nuk e shpjegon dot. Me këto, unë them që s’ka asnjë gjë që nuk bëhet. Nuk duhet asgjë më shumë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!