Tre familjarë të vëllait të Hashim Thaçit, Ganiut janë rehatuar në Radio Televizionin e Kosovës.

Raportohet se në RTK kanë punuar djali, reja dhe vëllau i resë së Gani Thaçit.

Leotrim Thaçi është angazhuar me kontratë mbi vepër si menaxher i Njësisë për të Drejtat Autoriale në RTK. Leotrim Thaçi është djali i Gani Thaçit, vëllai i ish-Presidentit Hashim Thaçi. Gani Thaçi ka qenë pjesë e Byros së Kosovës të Sigurimeve.

Ju pëlqen!

Në RTK është e punësuar edhe Festina Cakolli, gruaja e Leotrim Thaçit, pra reja e Gani Thaçit. Ajo është punësuar në Departamentin e Marketingut. Ndërsa, vëllai i Festinës, Arbër Cakolli është punësuar si kameraman.

Radio Televizionin Publik financohet nga buxhetit i Kosovës, por nuk ka të dhëna për numrin e personave që punojnë në këtë medium.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha në një postim të bërë në Facebook ka thënë se Leotrim Thaçi, djali i Gani Thaçit, është angazhuar me kontratë mbi vepër në RTK në muajin janar të vitit 2021. Ai është angazhuar në pozitën Menaxher i Njësisë për të Drejta Autoriale.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.