Koment nga MekuliPress

RTK – penguesi i ndryshimeve demokratike

Komunikimi publik është në mjerim. Më e keqja është se RTK udhëheqë në këtë krim të informacionit. Me lajmin e hstrëmbëruar dhe me informatën pariake, publiku nga ky medium po manipulohet. Retorika mashtruese është në ofensivë, gënjeshtra është kthyer në bërthamë të lajmit.

Ju pëlqen!

Kërkojmë që RTK, shpejtë e shpejtë, të spastrohet nga banditët e tmershëm, përndryshe ky televizion do të jetë pengesë për ndryshimet pozitive që sapo kanë filluar në Kosovë.

Këtij populli, dhe të menduarit të tij për filozofinë e jetës, i është bërë një e padrejtë e tmerrshme: Ka më së 17 vjet që këtë hapësirë publike, e këtë popull, e kanë “kontaminuar” me teori e gjepura qesharake politike. Eksperimentet dhe loja më këtë popull dhe eksperimentet me identitetin e tij, përmes RTK-së, kanë arritur kulmin e krimit. Dhe propaganda po vahzdon!

Gazetarët dhe udhëheqja e RTK-së, kokë e këmbë, është joprofesionale, janë partiakçinjë, janë hajna, frikacakë dhe të paarsimuar. Nga këta njerëz demokracia u kufizua e po pengohet, analfabetizmi politik u forcua e po forcohet, gënjeshtra u instalua si pjesë e kulturës sonë, ekonomia u vodh e u dobësua: varfëria po mbisundon. Akoma!

Populli votoj për ndryshime, por ndryshimet duhet filluar edhe në median publike. Sepse është publike! Nuk i takon RTK partisë, klaneve, kojshisë e as Qeverisë.

Ky televizion, deri sot servil i pushteteve dhe mbeturinave të Jugosllavisë, përpos që prodhon lajme etnikisht selektive dhe manipuluese, ndihmon edhe në ndërtimin e një fotografie «të shtrembëruar» politike për Kosovën dhe shqiptarët.

Lajmi i RTK-së, shpesh, nuk ka guxim e as pavarësi profesionale të trajtoj e të nxitë debat rreth kapitulimit të politikës dhe ekonomisë së Kosovës para shtetit serb e para pushtetarëve të korruptuar. Duhet debat e analizë e thellë publike nga ky televizion publik, se përse jemi këtu ku jemi.

Lajmi i prodhuar nga kjo „shtëpi publike“, nuk reflekton mentalitetin historik, kulturor e as sociologjik të këtij populli e të këtij shteti. Nuk ka të vërtetë politike, nuk ka të vërtetë kulturore, nuk ka të vërtetë historike, nuk ka të vërtetë ekonomike. S’ka! S’ka! S’ka!

RTK duhet kthyer qytetarëve të Kosovës, të gjithëve pa dallim etnie, kulture, kombi, feje a statusi social.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!