Ne kemi vetëm një lutje për ju: mos qeshni shumë se do rrezikoni të thyeni ndonjë brinjë.

Rruga sapun t’u bëftë!

Bashkëshortët e rinj u grindën dhe ajo i tha me lot në sy:

– As dua t’ia di për ty! Tani do mbledh gjërat e mia dhe do kthehem përgjithmonë te mamaja.

– Rruga sapun t’u bëftë, shpirt! Na, merri paratë për rrugë!

Ajo i numëron paratë dhe i kthehet gjithë mllëf:

– Po për rrugën e kthimit?…

Aksioma e jetës

Aksioma e jetës: nëna ushqen shpresën që e bija të mund të marrë një burrë më të mirë se i saj. Ama, është e bindur se i biri kurrë s’mund të ketë grua më të mirë se ajo e atit.

Tri shoqet

Nga tri shoqet e rritura bashkë, dy u martuan dhe nisën të vënë në lojë vazhdimisht të tretën, duke u shtirur kinse u vinte keq për të.

Kurse ajo përgjigjej me buzëqeshje, derisa ato sikur e tepruan.

– Dëgjo, a thua vërtet askush nuk të propozuar për martesë, moj e gjorë?

Mos është më mirë të pyesni burrat tuaj për këtë? – foli ajo.

Propozimi

Ai – Mbrëmë pashë në ëndërr sikur të propozova për martesë… Ç’kuptim mund të ketë kjo?

Ajo – Kjo do të thotë që ti je më shumë i mençur në gjumë sesa zgjuar!…

E ç’të duhet më shumë!

Një grua, që e kishte kaluar moshën kritike, e pyetën përse nuk u martua.

E përse? – u përgjigj ajo. – Për t’u argëtuar, kam majmunin, për të ndërruar dy fjalë, kam papagallin, për t’u ngrohur, kam sobën, që nxjerr tym ditë e natë…

Te shkuesja…

Ju rekomandoj të martoheni me këtë vajzë, – thotë shkuesja. – Ajo vizaton shkëlqyeshëm, luan në piano, kërcen, këndon, kalëron…

Boll me magësitë! – ia pret fjalën klienti. – Tani më thoni diçka për anët e mira!…

Eee, e dashur…

E fejuara – Ke tre muaj që nuk vendos dot, çfarë makine të blesh! Kurse mua më propozove vetëm tri ditë, pasi u njohëm.

I fejuari – Eee, e dashur… blerja e makinës është problem shumë serioz!

Roksana

– Këto ditë Roksana martohet. Thonë se dhëndrri është parashikues i së ardhmes…

A thua? Vërtet mund të parashikojë…

– S’ma merr mendja… ndryshe s’do të martohej me të.

Urimi i gjyshes

– Mbeskë, ç’të të uroj për ditëlindje?

– Gjyshe, më uro që të ndesh burrin, pa të cilin nuk do të mundem të jetoj.

– Uroj të gjesh burrin me të cilin do të mund të jetosh…

Burri i ëndrrave

– Më duket se jam më e lumtura në botë! Po martohem me burrin me të cilin ëndërroja të martohesha. 

– Kurse mua më duket se kjo martesë nuk vlen një grosh në krahasim me atë që provon, kur martohesh me burrin që donte të ta merrte një tjetër…

Në Gjendjen Civile

Dy të rinjtë erdhën në Gjendjen Civile për t’u rregjistruar.

Punonjësja i pyet:

– Jeni përgatitur mirë për këtë hap të rëndësishëm në jetën tuaj?

O, sigurisht! – përgjigjet dhëndrri, – kemi blerë dhjetë litra raki, tridhjetë shishe verë dhe… dy fuqi birre…

E lodhura

Në ceremoninë e kurorëzimit njëra nga të ftuarat i thotë shoqes:

Nusja më duket shumë e lodhur, ë?

– Po si thua ti? Ka dhjetë vjet që lufton për këtë ditë…

Telegram për vjehrrën

Të rinjtë u nisën për muajin e mjaltit. Siç ndodh rëndom, vjehrra, nëna e dhëndrrit, s’para e donte nusen. Një ditë më vonë nga djali vjen një telegram:

“Udhëtim i shkëlqyer! Ne jemi marrëzisht të lumtur!”

Vjehrra ia zgjat telegramin të shoqit dhe i thotë:

– E shikon? Që tani e mësoi djalin të gënjejë!

Nusja eksperte

Nusja e re vajti në dyqanin e ushqimeve. Duke u përpjekur të dukej me shumë përvojë, ajo me shumë seriozitet iu drejtua shitësit:

– Pa shiko sa vezë të vogla!

Po, keni të drejtë, – pranoi tjetri, – ama janë të freskëta. Sapo i sollën drejt nga ferma.

Sa të paduruar këta fermerët, – inatoset blerësja e re, – gjithmonë nxitojnë t’i shesin sa më parë vezët… nuk i lënë pulat t’i rrisin edhe pak më të mëdha.

Vetëm 5 minuta

Bashkëshorti i ri vjen nga puna në shtëpi dhe sheh, që dreka, si zakonisht, nuk është gati. Këtë rradhë ai vendos t’i japë gruas një mësim të mirë, kthehet dhe bën drejt derës.

Ku shkon? – e pyet e shoqja.

– Në restorant.

– Nuk pret dot pesë minuta?

– Pse, e bën dot drekën për pesë minuta?

– Jo, por do të jem gati për të ardhur me ty?

Te kolltuku

Bashkëshorti i ri, ulur para televizorit, ndoqi një neshje futbolli pas tjetrës, pastaj e zuri gjumi dhe fjeti në kolltuk deri në mëngjes.

Kur u ngrit e shoqja, e pa dhe u tremb, mos i shoqi vonohej për në punë.

– Zgjohu, i dashur, – nisi ta shkundë ajo. – Ora vajti tetë e njëzet.

Burri brofi.

– Në favor të kujt?

Kur të lajmërojnë me letër

Bashkëshortja e re mori një letër, e lexoi, psherëtiu dhe e futi zarfin në sirtarin e komedinës.

Ç’po më fsheh ashtu? – e pyeti i shoqi. – Ne sikur i premtuam njëri-tjetrit t’i ndajmë bashkë gëzimet dhe shqetësimet.

Janë bëmat e tua, i dashur, – përgjigjet ajo. – Njëfarë Zina na bën me dije që jemi bërë prindër.

Po sikur të kishin më shumë

Të sapomartuarit u bënë me fëmijë, por vajza lindi me peshë vetëm 2 kilogram. Kur miqtë vërejtën, që foshnja është tejet e vogël, mamaja e re u përgjigj me naivitet:

– E ç’doni ju?! Ne kemi vetëm tre muaj të martuar…

Dhëndërr për merak

– Çudi, si ia dhatë vajzën tuaj atij tipit?

– E, ç’të keqe ka ai?

– Ai sapo ka dalë nga burgu, ku vuajti pesë vjet…

– Ah, gënjeshtari! Kurse mu më tha vetëm tre…

Tomi

Tomi u martua për herë të dytë. Pas dasmës i thotë bashkëshortes së re:

– E dashur, tani duhet të të tregoj për një mangësi serioze timen: më vjen keq, por unë bëhem xheloz pa ndonjë shkak.

Gruaja e re buzëqeshi gjithë hir dhe i përgjigjet:

– Mos u shqetëso, i dashur, nuk do të kesh rast të bëhesh xheloz pa shkak…

Kokë a Pilë!

Një djalë i ri ecën rrugës me një buqetë të madhe trëndafilash në duar. Befas, ndesh një shokun e tij, i cili e pyet se ku po shkonte.

– Po shkoj të lyp dorën e vajzës së shefit tim.

– Të cilës? Ai ka dy vajza.

– As vetë se di. Po ta gjej me humor të mirë, atëherë të voglën, po të jetë me humor të keq, do të më duhet të pranoj dorën e së madhes.

Kur martohesh pa lexuar instruksionet!

– Hë, si e ndien veten në rolin e bashkëshortit?

– Tmerr! S’mund të pi duhan, alkool… s’mund të shaj…

– Po, e kuptoj, mërzi!…

– Jo, jo! Edhe të mërzitem nuk më lejohet…

Kur martohet vajza e prijësit

Prijësi i një fisi afrikan vendosi të martojë të bijën. Me këtë rast në pallat u mblodhën djemtë më të pashëm të të gjitha fiseve. Pas një dreke të pasur, prijësi deklaroi:

– Kush do të kalojë lumin Çanga ku gëlojnë krokodilët, do marrë dorën e vajzës sime të vetme dhe një prikë të majme.

Dhëndurrët ngrinë nga frika. Befas njëri hidhet në ujë dhe, duke punuar me duar dhe këmbë, shkon deri në bregun tjetër dhe kthehet.

– Nusja iu hodh në qafë me britma:

– Ti je i imi, i imi! Kurse unë jam e jotja!…

– Tani as dua të di për martesë! Dua të di, kush është ai maskara që më hodhi në lumë…

Shërbyesja dhe Zonja

Zonja takon vajzën, që ka punuar dikur shërbyese tek ajo.

Sa jam penduar që u largova nga ju, zonjë!

– Çfarë, nuk je e kënaqur me vendin e ri?

– Shumë e pakënaqur jam.

– Keni më shumë detyrime:

– Mos më pyetni. Në krahasim me punën tek ju… ferr i vërtetë!

– Të paktën ju paguajnë më mirë?

– Ç’thoni ashtu? Pothuajse hiç!

– E pabesueshme! Po leje?

– Kurrëfarë leje…

– Te kush po punon kështu?

– Nuk po punoj. U martova.

Pse nuk më bën më dhurata?

Gruaja: – Para martesës ti më mbuloje me dhurata. Po tani përse nuk e bën më?

Burri: – Ke dëgjuar ndonjëherë, që peshkatari ta ushqejë grepin me karrem, pasi e zënë peshkun që donte?