“RRONXHOBONXHOT” – Nga: BESIM DERVISHI.

Gjithmon kam menduar se fjala “RRONXHOBONXHO” nuk ishte shqip, ose mendoja se ishte krahinarizem lokal. E perdornin kete fjal zakonishte ne zonen e Beratit, Nahijen e Tomorit, por dhe me gjere, ne Korce, Skrapare, Tomorice, Opar dhe ndoshta ne komplet jugun. Bile tek filmi “Gjeneral Gramafoni” ka nje batut, kur Xhixhi i mere klarineten nga dora Halit Beratit, ndersa ky refuzon qe tja leshoje. Eshte nje batute kur nje aktor nderhyne dhe i thote Halitit qe mos ta prishe qefin se Halit nje eshte, ndersa “rronxhobonxho” si Xhixhi ka plot.
Sipas fjalorit shqip- shqip. “Rronxhobonxho do te thote; Njeri jo serioz; njeri i paturpshëm, që s’i nxihet faqja.

Dhe vertet politikes shqiptare sot nuk i nxihet faqa. Eshte kjo politike qe sot ne 19 Korrik 2020 hedhe statuse “melankolike” per te perkujtuar vrasjen e gjykatesit Borselino, nga mafia e lidhur me politiken, 28 vjete me pare, ne vendin ton fqinje. Italine. Eshte kjo politike qe sot perfqesohet nga individe qe kane patur pushtet mbi tre pushtetet, individe te fuqishem qe kane kontrolluar dhe shantazhuar pushtetin gjyqesor, politikan qe kane ndikuar me fuqine e tyre ne emerimet e njerezve te tyre, qe nga Shkolla e Magjistratures dhe deri ne Gjykaten Kushtetues, politikan qe kane udhehequr proceset “reformuese” ne sistemin e drejtesise duke infiltruar brenda ketij sistemi njerez te tyre, pra krahun e armatosur partiak brenda drejtesise. Politikan qe kane drejtuar institucione te drejtesise si KLD duke emeruar besnike te tyre ne pozicione kyce. Politikan qe kur ka qene nevoja kane shantazhuar gjykates dhe prokurore nepermjet telefonave. Per te vendosur ne favore te paleve qe ata mbeshtesnin ne ceshtje te ndryshme. Pra keta ja kane vene minen e madhe pallatit te pushtetit. Keta kane shkaterruar te katera kollona e “Aeropagut” te Drejtesise ne Shqiperi. Pasojat e veprimtarise se tyre antidrejtesi dhe antikombetar, nuk mund te riparohen per disa vjete ose per disa dekada.
Jane keta politikan qe nepermjet futjes se helmit te korrupsionit dhe parase, vrane idealet e drejtesise. Peshorja e Perendeshes Themis filloi te peshonte nga ana ku ishin vendosur parat e korrupsionit politik. Jane keta politikan qe vrane idealin e drejtesise, duke helmuar mendjen e studentit, duke perhapur mentalitetin se ne kete sistem mund te besh para ne qofte se do te jeshe besnike i ndaj partise.

Ju pëlqen!

Nga ana tjeter, jane po keta politikan qe ne vitin jo forte te larget 1991, forcuan miqesine me eksponent te partitokracise italiane, ish armiqte e Falkones dhe Borselinos, qe me vone do te vdisnin gjyqeve dhe ekzileve. Ishin keta politikan qe nga viti 1991-1993 kishin miqesi me partitokratin Betino Craxi, personi qe pranoj se per 40 vjete ata kishin ngritur ne Itali nje sistem partitokratik, Ai do ti deklaronte gjykatesit Di Pietro se :
Grupet industriale qe ne Itali kane nje pushtet dhe fuqi me te madhe se partite politike. Pronaret e gazetave dhe mediave, pronaret e bankave dhe shoqerive. Keto grupe te fuqishme munden qe te krijonin nepermjet partive politike makinen burokratike me te fuqishme dhe me te organizuar ne te gjithe boten perendimore.

Fiks thenia e tij vlen sot per menyren se si po operon dhe ka operuar politika e majte dhe e djathte ne Shqiperi, e cila ka krijuar nepermjet partive dhe pseudobiznesmeneve, makinen me te madhe burokratike ne vend. Ku bensiket e saj dhe partise, kontrollojne ne menyre te pameshirshme resurset kombetare dhe ekonomike te vendit.

Jane keta politikan qe nga viti 1994 deri ne 2013 e konsideronin Berluskonin mikun e madh te shqiptarve dhe nje njeri qe punon per demokracin italiane.
Kur ky vete e konsideronte magjistraturen italiane mafian me te madhe ne vend. Kur keshilltari i tij Marcelo Del Ultri ne 2005 u arrestua dhe u denua si personi interlekutor i mafias me politiken.

Ndaj per ju do te ishte me mire te shkruanit per Andreotin, Craxin, Berluskonin dhe te tjere politikan te kallepit tuaj.

Jane keta politikan qe keto 30 vjete kane kontrolluar pameshire sistemin e drejtesise, Shkollen e Magjistratures, nepermjet emerimit te drejtoreve te saj nga besniket e tyre, kane kontrolluar gjykatat dhe KLD. Jane keta politikan qe kane organizuar konkurse te Plepave dhe Dushqeve. Jane keta politikan qe kane fituar gjyqet me procedure. Jane keta politikan qe kane futur nga dera, dhe dritarja familjar te tyre neper zyrat e drejtesise. Jane keta politikan qe shkaterruan sistemin e drejtesise ne Shqiperi, duke e kthyer ne nje sistem ne anen e mafias,. Jane keta politikan qe qajne sot, qe me veprimet shkaterruese dhe goditese ndaj sistemit te drejtesise, duke e kthyer ate ne nje aleate te politikes, kane vrare te ardhmen e Shqiperise, kane vrare demokracine, e kane kthyer Shqiperine ne nje vend parajse per mafian e vendit dhe mafian nderkombetare.
Jane keta politikan qe kane hedhur ne ere “Maternitetin” ku
lindin Falkonet dhe Borselinot. Ndersa sot derdhin lot krokodili per Borselinon. Turpi iu mbulofte…! —

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!