Gazetarja Jeta Xharra dhe Dajana Berisha kanë përfunduar si të paditura në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas padisë që është ushtruar ndaj tyre nga Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi lidhur me një kontest që ndërlidhet Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, OJQ që e kishin bashkëthemeluar.

Xharra akuzohet se ka uzurpuar një pronë 1 milion euro, me ndihmën e ish-zëvendëskryeministrit nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi.

Por, Xharrës në mbrojtje i ka dalë Rron Gjinovci nga shoqëria civile, i cili ka thënë se ishte në banesën e saj dhe se ajo nuk duket si banesë e një milionereje.

Ju pëlqen!

Teksa ka theksuar se Xharra nuk është një prej të korruptuarve, Gjinovci ka shprehur bindjen se ajo do të dalë faqebardhë dhe më e fortë nga kjo betejë.

“Korrupsionit po i vjen fundi. Panikën e tyne do ta shihni çdo ditë, sidomos me sulme ndaj neve që na konsiderojnë si armiq, pra të gjithë neve që angazhohemi për Kosovë pa korrupsion”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i Gjinovcit në Facebook, pa ndërhyrje:

Në banesë të Jeta Xharra-s jom kon dhe muj me thanë që nuk doket si banesa e ni milioneri a milionereje. Ajo dhe familja e vet jetojnë jetë krejt normale si shumica e banorëve të klasës së mesme në Prishtinë. Kush e njeh Jetën, e din që Jeta përditshmërinë e ka, për mos me tingëllu patetik e me thanë “modeste” po thom: si dikush i klasës së mesme.

Jeta është luftëtare pasionante e kauzave të drejta, bash qashtu qysh dokët në TV. Pasionin e saj e kom përjetu në disa beteja t’përbashkëta në arsim. Thjesht, ni njeri i jashtzakonshëm, për ma tepër nji gru luftarake sypatrembun, që mu më ka inspiru shpesh. Me pasion të tillë për drejtësi nuk ka mundësi me kon i pajisun dikush që është i korruptum e milioner i dallavereve. Pra Jeta, jam i bindun që nuk është prej të korruptumve.

Sulmet me akuza për Jetën si ni mafioze, janë në të vërtetê sulme mbi Jetën si dikush që ka pasion me luftu korrupsionin në shoqninë tonë, fundin e të cilit po e shohim të gjithë, sidomos në këtë vitin e fundit.

Korrupsionit po i vjen fundi. Panikën e tyne do ta shihni çdo ditë, sidomos me sulme ndaj neve që na konsiderojnë si armiq, pra të gjithë neve që angazhohemi për Kosovë pa korrupsion. Prandaj jom shumë i bindun që Jeta ka me dalë faqebardhë dhe hala ma e fortë prej ksaj minibeteje të re të saj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!