Na thonë, se qetësia mbretëron në Shqipëri; e besojmë. Na thonë, se për tre javë do ndodhet eksperti i financave në Shqipëri, gëzohemi.

Na thonë, se qeveria do blejë dhjetë aeroplanë dhe japim me duart plot. Na thonë, se për pak kohë Shqipëria do të bëhet oksidentale, duartrokitim. Na thonë, se qeveria e shpëtoi shtetin nga një rrezik i madh, thërrasim me tërë fuqinë: “Rroftë qeveria kombëtare!” Na thonë se flytyroi gomari… ne e besojmë!

F. Konica; Gazeta “Dielli”,17 shkurt 1923

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.