Vetëvrasje mes grave të moshës së re në Angli pothuajse është dyfishuar gjatë dekadës së fundit. Shkalla e vetëvrasjeve tek gratë mes moshës 20 deri 24 vjeç, është në pikën e saj më të lartë, ku vetëm në vitin e fundit, aktin e vetëvrasjes e kanë kryer 118 gra të kësaj moshe, krahasuar me vitin 2006 ku numri i vetëvrasjeve të kësaj kategorie ishte 67.

Në përgjithësi, shkalla e vetëvrasjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rënie për 4% vitin e kaluar, duke shënuar kështu rënien më të madhe në dekadën e fundit, kjo sipas të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Përderisa tek burrat mbetet kryesisht e lartë, ekspertët i kanë rritur shqetësimet për rritjen e paprecedent të vetëvrasjeve tek gratë e reja, duke e theksuar kështu edhe rolin e mediave sociale.

Chris O’Sullivan nga Fondacioni i Shëndetit Mental ka thënë për “The Independent” se vetëvrasja mes grave të reja ishte e lidhur me marrdhënien e tyre me botën dixhitale, duke theksuar presionin mbi dukjen e trupit dhe dukurinë e “Selfie” dhe ka theksuar se janë të nevojshme studime të mëtejshme mbi këtë dukuri.

“Gratë e reja dhe vajzat përballen me një shkallë enorme të sfidave dhe shumë prej tyre janë duke u zhvilluar me një ritëm të cilin të vjetrit nuk e kuptojnë. Bota dixhitale dhe mënyra se si të rinjtë lidhen me të është diçka për të cilën ne duhet të bëjmë më shumë studime.”

Dhe kjo reflekton veçanërisht tek gratë e reja dhe vajzat në termat e imazhit të trupit: Kultura e “Selfie” dhe nevoja për përsosmëri fizike.

Ne kemi nevojë për një strukturë më të mirë të kuptuarit mbi mënyrën se si jeta moderne ndikon mbi shëndetin tonë mental, duke përfshirë këtu përdorimin e mediave sociale dhe teknologjitë e tjera”, ka thënë O’Sullivan.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]