Në një përfundim dramatik ka arritur një studim i ri, sipas të cilit niveli i deteve pritet të rritet më shumë se sa pritej në nivel global, për shkak të përshpejtimit nga shkrirja e akujve në Groenlandë dhe Antarktidë.  

Pikëpamja që mbizotëronte ishte se niveli në dete do të rritet me një metër maksimumi deri në vitin 2100. Megjithatë, studimi i ri, bazuar në opinionet e ekspertëve, raporton se niveli mund të jetë rreth dy herë më shumë.

Kjo mund të çojë në zhvendosjen e qindra miliona njerëzve, thonë autorët e raportit. Shumë qytete të mëdha bregdetare, dhe ishuj duhet të jenë të përgatitur për mundësinë alarmante që niveli i detit të kapërcejë edhe dy metra. Ndonëse ka 5% shans të ndodhë deri në fund të këtij shekulli, shkencëtarët paralajmërojnë se mund të ketë “pasoja të rënda për njerëzimin”. https://www.pnas.org/content/early/2019/05/14/1817205116

Ju pëlqen!

Pasojat

Studiuesit nga britanik Universiteti i Bristolit të udhëhequr nga Profesor, Jonathan Bamper publikuan një njoftim në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), sipas të cilit rritja e nivelit të ujit mund të arrijë në gati 2 4 metra deri në vitin 2100.

Rreth 1.790.000 kilometra katrorë të tokë mund të mbulohen nga uji – një zonë përafërsisht sa Libia – dhe deri në 187 milionë njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre. Zona si delta e Nilit në Egjipt dhe Bangladeshi do të kërcënohen, por edhe qytete si Londra, New York-u, Los Angeles, Rio de Janeiro dhe Shangai.

“Nëse shohim diçka të tillë në 80 vitet e ardhshme, duhet të presin një kolaps në shkallë shoqërore të paimagjinueshme”– thotë Bamper. “Shumë shtete të vogla ishullore, veçanërisht ato në Paqësor, do të bëhen në të vërtetë të pabanueshme. Ne po flasim për një kërcënim ekzistencial për këto vende”

“Kriza e refugjatëve sirian ka rezultuar në rreth një milion njerëz për të ardhur në Evropë. Kjo shifër është gati 200 herë më e vogël se ato që do të vërshojnë nga një rritje prej dy metrash e nivelit të detit”-shtoi ai. Studiuesit arritën në këtë përfundim bazuar në vlerësimet e 22 shkencëtarëve sesi mund të reagojnë disa zona ndaj ndryshimeve të ardhshme klimatike.

https://www.bbc.com/news/science-environment-48337629
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!