Këto protesta vijnë pas dekadash të neglizhencës, pasi Serbia përballet me probleme të mëdha mjedisore, siç janë ndotja e ajrit dhe ujit, menaxhimi i dobët i mbeturinave dhe çështje të tjera. Para nisjes së tubimeve, Ministria e Brendshme serbe paralajmëroi se bllokimet e rrugëve janë të jashtëligjshme.

Mijëra qytetarë protestuan dhe bllokuan rrugët në Beograd dhe disa qytete të tjera në mbarë Serbinë, për të kundërshtuar ndryshimet ligjore, që sipas tyre favorizojnë kompanitë private në dëm të qytetarëve dhe mjedisit.

Protestuesit më 4 dhjetor bllokuan rrugët kryesore dhe një autostradë në Beograd, ndërkaq protesta të ngjashme u organizuan edhe në Novi-Sad, Zrenjanin, Shabac, Nish, Kragujevc, Suboticë, Uzhicë dhe Rashkë. Gjatë këtyre protestave u raportuan incidente të vogla.

Ju pëlqen!

Në Novi-Sad u raportua për një përleshje mes protestuesve dhe një grupi të rinjsh, të cilët hodhën gurë në drejtim të personave që protestonin. Policia nuk ishte e pranishme gjatë protestës që zgjati disa orë.

Kjo është fundjava e dytë me radhë që qytetarët protestuan kundër vendimeve të fundit të autoriteteve për të ulur pragun e referendumit dhe për të lejuar shpronësimin e shpejtë të pronës private, nëse autoritetet e vlerësojnë se është në interes të publikut.

Këto protesta vijnë pas dekadash të neglizhencës, pasi Serbia përballet me probleme të mëdha mjedisore, siç janë ndotja e ajrit dhe ujit, menaxhimi i dobët i mbeturinave dhe çështje të tjera.

Para nisjes së tubimeve, Ministria e Brendshme serbe paralajmëroi se bllokimet e rrugëve janë të jashtëligjshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të ndërmerren veprime ndaj protestuesve për aq kohë sa ata nuk vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve dhe të institucioneve.

Më 27 nëntor, mijëra protestues bllokuan rrugë dhe ura në Beograd, Novi-Pazar, Zrenjanin, Shabac, Kragujevc dhe qytete të tjera serbe.

Grupet që kundërshtuan protestat e aktivistëve mjedisorë u përleshën mes vete në disa qytete dhe disa protestues u ndaluan nga autoritetet e rendit.

Protestave, që po organizohen nga organizata joqeveritare, u janë bashkuar edhe përfaqësuesit e disa partive opozitare dhe shoqatave lokale, transmeton REL-i.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.