Në klinikat e QKUK-së, ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rast i tillë ka ndodhur edhe në Emergjencën e Klinikës së Pediatrisë gjatë ditëve të vikendit.

Sipas raporti të Klinikës së Pediatrisë vetëm gjatë vikendit kanë kërkuar ndihmën mjekësore 373 fëmijë me simptoma të ndryshme.

Ju pëlqen!

Prej tyre 54 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Pediatrisë,meqë pediatrit kanë vlerësuar se ju nevojitet trajtim i mëtejmë shëndetësorë.

E gjithë kjo rritje e numrit të pacientëve ditëve të fundit ka rezultuar si pasojë e prekjes nga viruse të ndryshme sezonale. 

Lexo po ashtu:  Lubonja: Pikëpyetjet e mëdha që fshihen pas “Ballkanit të hapur”
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!