Eksportet bujqësore po vijojnë trendin rritës. Perimet e freskëta, ku kryesojnë domatet, kastravecat dhe specat, përbëjnë një nga grupet më të rëndësishëm në eksportet bujqësore “Made in Albania”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti eksportet e perimeve të freskëta, shënuan vlerën e 7.4 miliardë lekëve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, këto eksporte u rritën me 1.5 %.

Ju pëlqen!

Sot eksportet bujqësore shqiptare shkojnë në 75 shtete të ndryshme të botës ku kryesojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të Rajonit.

Ekspertët e bujqësisë argumentojnë se, rritja e eksporteve i adresohet rritjes së prodhimit, të kapaciteteve grumbulluese dhe atyre tregtuese të vendit.

Sipas tyre, investimet falë edhe mbështetjes financiare që jep qeveria, ka rikthyer bujqësinë në trendin e zhvillimit, angazhimin e më shumë forcave në punë dhe rritjen e të ardhurave për familjet fermere.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.