22 Qershor 2020

Kumtesë për media 

RrGK kërkon reagim nga institucionet për 20 vjeçaren nga Kosova që u gjet e përdhunuar në Kukës

Ju pëlqen!

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon reagimin e institucioneve të Kosovës si dhe atyre të Shqipërisë lidhur me rastin e 20 vjeçares nga Kosova, e cila për një kohë u raportua e zhdukur, e për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy vëllezër të një fshati të Kukësit.

Gjithnjë duke pasur për bazë raportimet nga mediat si të Shqipërisë poashtu edhe të Kosovës, të dy vëllezërit tashmë janë vënë në pranga nga policia e Kukësit, si dhe materialet që ngarkojnë ata me këtë vepër, i janë dërguar Prokurorisë së Kukësit.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.

Përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon që ky rast të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë të të dy shteteve, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij dhe dënimin e personave përgjegjës.  

Përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore.

 

 

Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK
Mreža Žena Kosova – MŽK
Kosova Women’s Network – KWN
———-
Rr. Kadri Gjata, Kati II, Nr. 8
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
+381 (0) 38 245 850
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!