Ekzistojnë simptoma të ndryshme të diabetit që ndryshojnë nga një person tek tjetri, por më e zakonshme është ajo që shpesh ngatërrohet me sëmundje të tjera. Le të shohim se cila është ajo:

Simptomat e diabetit të tipit 2 në fazën e tij të hershme, janë mjaft delikate dhe në shumicën e rasteve sëmundja zbulohet vetëm kur gjendja bëhet e rëndë dhe rreziku i komplikacioneve rritet. Nëse zbulohet herët, diabeti është më i lehtë për t’u trajtuar dhe madje është i kthyeshëm në disa raste.

Ata që vuajnë nga kjo sëmundje, jetojnë në një gjendje ku trupi i tyre nuk prodhon, ose nuk është në gjendje ta përdorë insulinën e prodhuar. Insulina shndërron glukozën në energji. Pra, diabeti çon në një rritje të nivelit të sheqerit në gjak, i cili mund të ndikojë në organe të shumta në trup dhe në funksionet e tyre. Ka simptoma të ndryshme, të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje, ndër to më e rëndësishme ështëurinimi i shpeshtë që përbën dhe shenjën më të shpeshtë, por edhe më të nënvlerësuar.

Ju pëlqen!

Nëse e ndjeni të nevojshme të shkoni shpesh në tualet, ose të zgjoheni shpesh gjatë natës për të urinuar, është mirë të bëni një test për diabetin e tipit 2. Kjo simptomë shfaqet kur sasia e glukozës ose sheqerit në gjak rritet dhe veshkat duhet të punojnë më shumë për ta eliminuar atë. Prandaj, kjo gjendje shkakton prodhimin e tepërt të urinës. Ka njerëz që zgjohen natën edhe çdo 2 ose 3 orë për të shkuar në tualet. Nëse ky problem nuk menaxhohet në kohë, mund të dëmtojë rëndë veshkat, por edhe organe të tjera (zemrën, sytë etj).

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.