Këshilltari i Thacit, Artan Behrami, ka sulmuar rëndë iniciativën e sotme të Gjermanisë dhe të Francës, që kërkuan nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe nga zëvëndëskryeministri Avdullah Hoti ta shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas Behramit, një kërkesë e tillë është e paprecedentë dhe ndërhyrje direkte në punët e brendshme dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Demarsh i paprecedent nga Ambasada Gjremane dhe ajo Franceze drejt zëvëndëskryeministrit Avdullah Hoti dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafa. Presioni dhe kërkesa për ta tërhequr mocionin e votë besimit është interferim direkt në demokracinë e brendshme dhe cështjet dhe procedurat kushtetuese në Kosovë”, ka shkruar Behrami,percjell e pavarura MekuliPress.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!