Dëshmitarët potencialë të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ndjehen të frikësuar pas publikimit të informacioneve se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka në pronësi dosje të Gjykatës Speciale.

Veteranët thanë se në këto dokumente janë emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë më të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale.

Pavarësisht se përmbajtja e këtyre dokumenteve të pretenduara është e panjohur, Dhomat e Specializuar nuk kanë asnjë koment se si kanë rrjedh ato.

Ju pëlqen!

“Ne pamë raportimin e mediave në lidhje me këtë çështje, por nuk kemi asnjë koment për të bërë”, ka thënë shkurt për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Pas datës 7 shtator, dje ishte hera e dytë brenda këtij muaji që OVL e UÇK-së pretendoi se i janë dorëzuar dosje të Gjykatës Speciale në mënyrë anonime.

Përfaqësues të saj thanë se nuk kanë arritur t’i identifikojnë personat që i kanë dorëzuar këto dokumente.

Dhomat e Veçanta – apo, siç njihen në Kosovë, Gjykata Speciale – merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selia e Gjykatës Speciale është në Hagë.

Deri më tani, ajo ka ftuar për intervistim qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Në muajin korrik, në Hagë është intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Gjyqtari ka gjashtë muaj kohë, nga prilli, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.