Ja si e vlerësonte Bekim Fehmiu rrethin “artdashës e kulturor” në Kosovë në vitin 1986:

“Që nga viti 1955 , si anëtar i Teatrit Popullor të Prishtinës, dhe një vit më vonë si student në Beograd e bashkëpunëtor i Teatrit Jugosllav të Dramës e i Ateliesë 212, kam blerë dhe kam vjedhur me djersë dije, dhe ende vazhdoj të blej e të vjedhë dije. Sa herë kam ardhur në Kosovë, dëshira ime dhe qëllimi im ka qenë që atë dije të blerë e të vjedhur jo veç në Jugosllavi, por në tërë botën, kahdo që më ka shpënë fati, tua jap kolegëve e bashkëpunëtorëve në Kosovë. Mirëpo, rrethi në Kosovë më tepër e kishte në qejf praninë në shoqëri me ushqim e raki sesa me dituri profesionale”.

Bekim Fehmiu, intervistë për revistën Fjala, Prishtinë, 1986. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.